Zëvendëskryeministrja përgjegjëse për politika të qeverisjes së mirë, Sllavica Grkovska, gjatë vizitës së saj të punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u takua me Jason Orlando, drejtor i Zyrës për Asistencë Teknike në Ministrinë e Financave të Shteteve të Bashkuara.
Në takim u bisedua për bashkëpunimin reciprok tashmë të filluar e të iniciuar nga zv. kryeministrja Grkovska dhe ministri i Financave Fatmir Besimi, me qëllim të mbështetjes në ngritjen e kapaciteteve, veçanërisht në trajtimin e problemeve si pastrimi i parave, hetimet financiare, si dhe miratimin e ligjeve për pastrimin e parave.
Të gjitha këto çështje mbulohen në rekomandimet e Komisionit Evropian në Raportin për progresin e vendit tonë në vitin 2022.
Grkovska theksoi se, për fat të keq, Maqedonia e Veriut nuk është imune ndaj fenomenit të pastrimit të parave dhe përballet me një sfidë të madhe në luftën kundër krimit ekonomik.