LajmeSport

FC Prishtina përkujton Fadil Vokrrin: 4 vjet pa legjendën tonë

Sot mbushen katër vjet që kur legjenda e futbollit shqiptar, Fadil Vokrri ndërroi jetë.

Vokrri ishte një ndër futbollistët më të mirë të futbollit shqiptar, ndërsa ikja e tij në botën tjetër lëndoi shumë persona jo vetëm në Kosovë, shkruan GazetaBlic Sport.

Fadil Vokrri arriti që të antarësoj Kosovën në dy nga institucionet më të mëdha të futbollit, UEFA dhe FIFA.

Në përvjetorin e vdekjes së tij e kujtoi FC Prishtina.

“𝟒 𝐯𝐣𝐞𝐭 𝐩𝐚 𝐥𝐞𝐠𝐣𝐞𝐧𝐝𝐞̈𝐧 𝐅𝐚𝐝𝐢𝐥 𝐕𝐨𝐤𝐫𝐫𝐢!

Sot u bënë katër vjet prejse vdiq legjenda e futbollit tonë, Fadil Vokrri“, ka shkruar FC Prishtina në Twitter.

Show More

Related Articles

Back to top button