Policia e Kosovës po heton një rrahje që ka ndodhur brenda burgut të Dubravës, ku një i burgosur është rrahur nga pesë të burgosur tjerë.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës thuhet se, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 15:30 në Burgun e Dubravës.
“Lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar- i burgosur, pasi i njëjti është sulmuar fizikisht nga pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, po ashtu të burgosur. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Rasti në hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë.