LajmeMaqedoni

Uji mineral i banjës së Tetovës ka prani të baktereve Esheria koli dhe Enterokoki

Komuna e Tetovës informon se Instituti i Shëndetit Publik Tetovë ka kryer analizë të ujit mineral të banjës së Tetovës dhe i njëjti ka rezultuar me prani të baktereve Esheria koli dhe Enterokoki, njofton Portalb.mk.

“Sipas analizave të bëra nga instituti i shëndetit publik uji mineral i banjës së Tetovës ka rezultuar i pa përshtatshëm për pije për shkak pranisë së baktereve të Esheria koli dhe Enterokoki”, thuhet në njoftimin e .

Andaj Komuna e Tetovës apelon që ujin mineral të banjës së Tetovës të mos e shfrytëzoni për pije.

Komuna e Tetovës

Të nderuar qytetarë,

Nga Qendra për Shëndet Publik në Tetovë bëjnë të ditur se uji mineral në kthesën në lokalitetin Banjice nuk është i sigurt për pije. Sipas analizave nuk është për përdorim për shkak të rritjes së numrit të baktereve koliforme, Escherichia coli dhe enterokokeve. Rekomandohet që qytetarët të mos e përdorin për pije deri në ekzaminimin e radhës.

Show More

Related Articles

Back to top button