LajmeMaqedoni

Çerdhja në Çair: Përplasje Ganiu – Grubi

GANIU: MARRËVESHJA PËR ÇERDHEN 5 JAVË PARA SE GRUBI TË BËHEJ ZV/KRYEMINISTËR

Pas deklaratave të mbrëmshme që i dha në tubimin e BDI-së në Jegunovcë zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, për Çerdhen në Çair, sot, sic njofton KlanM, ka reaguar kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu i cili, sic thotë, përmes fakteve të dokumentuara dëshmon se nënshkrimi i Marrëveshjes për ndërtimin e çerdhes në Çair përfundoi 5 javë para që Grubi të bëhet zëvendëskryeministër.

Sic përcjell KlanM reagimin e Kryetarit të Komunës së Çairit, Visar Ganiut, procedurat për ndërtimin e Çerdhes në Çair, bashkë me kontratën për fillimin e ndërtimit, e nënshkruar nga zëvendës-ministri i atëhershëm për Punë dhe Politike Sociale, Gjonul Bajraktar dhe ndërmarrjes BAUER BG, përfunduan më 24 korrik të vitit 2020. Këto fakte, sipas Ganiut, verifikohen nga të gjitha dokumentet për këtë marrëveshje që janë publike në faqen Byrosë për Furnizime publike:

“Të gjitha këto procedura që ne mund bashkërisht t`i verifikojmë kanë përfunduar në kohën kur Artan Grubi nuk ishte as në listën e dëshirave për t’u bërë zëvendëskryeministër i parë i Qeverisë, sepse ai në këtë funksion erdhi 5 javë më vonë, gjegjësisht më 30 gusht të vitit 2020” – tha Visar Ganiu.

Visar Ganiu, sic njofton KlanM, drejton akuza për vonesat e ndërtimit të çerdhës në Çair, duke drejtuar gishtin drejt Zv/Kryeministrit Artan Grubi, përse kur është në funksion kaq të lartë qeveritar nuk po e përshpejton ndërtimin e Çerdhes në Çair apo , sic thotë, edhe ndoshta po e ngadalëson procesin e ndërtimit.

 “Por ja që po ndodh që tani në kohën kur Artan Grubi është zëvendëskryeministër ndërtimi i Çerdhes në Çair po vonohet dhe në vend që të përfundonte më 31.12.2022, sikurse thuhet në marrëveshjen që është publike, ne jemi në muajin shkurt të vitit 2023 dhe çerdhja ende nuk ka përfunduar se ndërtuari” – tha Visar Ganiu, kryetar i komunës së Cairit.

Ndërkohë, përmes një reagimi, sic thuhet, drejtues të lartë të BDI Çair kundërshtojnë deklaratat e Visar Ganiut. Sic thuhet, thellë të dëshpëruar nga reagimet publike individuale të kryetarit të komunës Çair, distancohemi nga fjalori i përdorur ofendues dhe tentativa për përvetësime dhe instalim të përçarjes.

“Ne, të poshtënënshkruarit jemi të rreshtuar pa ekuivoke pas liderit Ali Ahmeti dhe Bashkimit Demokratik për Integrim dhe bëjmë apel që asnjë individ mos të thirret në emër të degës Çair të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe të fitoreve të ngadhnjyera bashkarisht për agjenda personale jashtë përcaktimeve politike dhe programore të liderit tonë Ali Ahmeti dhe të Bashkimit Demokratik për Integrim” – thuhet në reagimin e BDI-së që është nënshkruar nga 22 anëtarë të kësaj partie në Çair. /KlanMacedonia/

Show More

Related Articles

Back to top button