Të paktën 237 persona kanë vdekur dhe 639 të tjerë janë lënduar pas një tërmeti të fuqishëm që goditi Turqinë jugore herët të hënën, njoftoi agjencia shtetërore siriane e lajmeve SANA, duke cituar një zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë.
Numri zyrtar i të vdekurve në Turqi dhe Siri tani është më shumë se 300, me afro 2000 të lënduar, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Ministria siriane e Mbrojtjes ka thënë në një deklaratë se “po mobilizon të gjitha njësitë, formacionet dhe institucionet e saj në të gjitha qeveritë për të ofruar ndihmë të menjëhershme dhe ndihmë urgjente për banorët e prekur nga tërmeti, kërkimin e njerëzve të bllokuar nën rrënoja dhe për të trajtuar të plagosurit”.