LajmeMaqedoni

Rritet numri i veprave penale nga të mirturit

Numri i veprave penale dhe kundërvajtje ku kryerës janë të miturit ka shënuar rritje gjatë dy viteve të fundit. Përkatësisht, në vitin 2021 në të gjithë vendin janë regjistruar 210 vepra penale dhe kundërvajtje ndërsa në vitin 2022 ka pasur 297 raste. Numri më i lartë i këtyre shkeljeve ligjore edhe në vitin 2021, por edhe në vitin 2022 është regjistruar në Shkup. Më pas renditet Tetova. Të dhënat që siguruam nga Ministria e Punëve të Brendshme tregojnë se gjatë vitit 2022 ka thuajse dyfishim edhe të veprave penale edhe të kundërvajtjeve të kryera nga të miturit, përkatësisht 52 vepra penale dhe në vitin 2021 dhe 90 të tilla në vitin 2022. Ndërsa sa u përket kundërvajtjeve 158 në vitin 2021 dhe 207 në vitin 2022. Gjatë këtyre dy viteve 260 të mitur janë kryerës të veprave penale dhe 503 kryerës të veprës kundërvajtje.
2021 2022 2021/2022
“SPB- Shkup 13 28 92
SPB- Manastir 8 8 20
SPB- Veles 0 0 0
SPB- Kumanovë 1 2 5
SPB- Ohër 7 13 26
SPB- Strumicë 0 3 6
SPB- Tetovë 20 32 104
SPB- Shtip 3

GJITHËSEJ 52 90 260
Profesorja Ttjana Stojanoska Ivanova thotë se si në rrjetet sociale ashtu edhe në kanalet televizive dominojnë përmbajtje ku promovohet dhuna dhe antivlerat. Në të tilla rrethana, thotë ajo, fëmijët kanë si personazhe të preferuar individ të dhunshëm nga serailet, emisionet apo filmat vizatimorë dhe imitojnë të njëjtit në jetën reale. Sipas saj sistemi arsimorë duhet të mendojë për një mënyrë që të edukojë të rinjt si të përdoren masmediat, në mënyrë që media të shërbejnë për vlera dhe jo antivlera. Sipas profesoreshës është e nevojshme që të përpilohet një strategji kombëtare.
“Për shembull para disa vitesh kur kemi kryer hulumtimin fillestar edhe ata në moshë më të re do të thonë se personazhet e tyre të preferuar janë nga seriali “Lugina e Ujqërve”. Ai është serial ku ka pasur vrasje të shumta, dhunë dhe agresivitet të vazhdueshëm. Që të kemi më pak devijime, dhunë dhe agresivitet, sidomos tek të rinjtë sepse ato janë e ardhmja e një shoqërie dhe ndryshimeve në një shoqëri, ajo që duhet të bëhet është ndryshime në pjesën përmbajtjesorë. Së pari, në kuadër të vet familjes që është faktor shembullor, duhet të ndajnë kohë cilësore për fëmijët që t’i mësojnë se cilat përmbajtje ata guxojnë t’i ndjekin, të punojnë së bashku”, tha Tatjana Stojanoska Ivanova- sociologe.
Së fundmi opinioni u trondit nga ngjarje të rënda, madje edhe vrasje ku kryerës të veprës ishin minoren. Më shumë jehonë bëri rasti i regjistruar pak kohë më parë në Tetovë ku një 17 vjeçar u gjet i vdekur, ndërsa për vrasjen e tij e dyshuar kryesore është një 16 vjeçare./Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button