Analisti dhe publicisti nga Tirana – Mentor Nazarko duke folur për rolin e liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në avancimin e statusit të shqiptarëve të Maqedonisë, ka thënë se Ali Ahmeti ka shënuar me rolin e vet, zhvillimet kryesore në Maqedoninë e këtyre 20 viteve të fundit.
“Ali Ahmeti është një personazh i cili ka shënuar me rolin e vet zhvillimet kryesore në Maqedoninë e këtyre 20 viteve të fundit. Në këtë kuptim qoftë meritat, apo mangësitë e afirmimit të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut janë të lidhura me emrin e tij. Ai përgjithësisht ka mbajtur një rol pajtues, jo përçarës. Prania e tij nuk i ka mundësuar faktorit politik shqiptar që të realizojë rotacion, as brenda BDI-së, por as brenda partive tjera”, deklaroi Nazarko për Indeks.mk
Sipas tij, numri i partive shqiptare në skenën politikë të Maqedonisë së Veriut është i madh.
“Interesat e shqiptarëve do të përmbusheshin edhe me dy parti, pse jo, por edhe duke ndryshuar cilësish mënyrën e konfigurimit të tyre”, nënvizoi Nazarko.(Indeks.mk)