Komisioni Rregullator për Energjetikë solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 1,67 % në raport me vendimin e datës 3.2.2023.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 2,00 den/litër.
Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulen për 1,50 denarë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,065 den/kg dhe do të jetë 41,411 den/kg.
Nga data 7.2.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
EUROSUPER BS – 95 82,00 (denarë/litër)
EUROSUPER BS – 98 84,00 (denarë/litër)
EURODIZEL BS (D-E V) 78,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 77,00 (denarë/litër)