Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari gjatë ditës së sotme kishte takim me përfaqësyesit e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, ku temë e bisedës ishte fushata e filluar nga ana e DMSH-së lidhur me trajnimet në temën “Zvogëlimini rreziqeve nga tërmeti”.
Kjo fushatë do të zhvillohet në shkollat fillore dhe të mesme të Komunës së Gostivarit, me qëllim të prevenimit të rreziqeve në rast tërmeti, ku Komuna e Gostivarit do të jenë bashkëpunuese dhe koordinuese e kësaj fushate.
Në takim po ashtu kishte dakordim që në të ardhmen të organizohen trajnime të përbashkëta edhe nga fatkeqësitë tjera natyrore, duke filluar me Shkollën Verore për Fëmijë, që mbahet çdo vitë në Komunën e Gostivarit.
Kryetari Arben Taravari falenderoi përfaqësuesit e DMSH-së për këtë nismë dhe tregoi gatishmërinë e tij dhe komunës për bashkëpunim dhe ndihmë në këto nisma, që janë në të mirë të qytetarëve.