LajmeRajon

Beogradi “njohu” Kosovën e pavarur për pak minuta/ Qeveria serbe me kërkim falje

Qeveria e Serbisë e njohu per pak orë Republikën e Kosovës si shtet i pavarur teksa në faqen e saj zyrtare u publikua përkthimi në anglisht i planit 10-pikësh që u miratua në parlamentin vendas.

Kryeministrja Brnabic kërkoi falje ndërsa këmbënguli që të krijohet bashkësia e komunave serbe. Ky postim qëndroi online për pak orë në websajtin qeveritar derisa reagoi opozita vendase. Më pas, postimi u hoq dhe u zëvëndësua me “Kosova dhe Metohija”. Në gjuhën angleze shkruhej se në këtë seancë parlamentare u fol për Republikën e Kosovës në kërkesën për themelimin e bashkësisë së komunave serbe në veri të saj. 

Kryeministrja serbe Ana Brnabic e ka cilësuar kete publikim si një gabim të rëndë e të pafalshëm të përkthyesit zyrtar serb. Ajo theksoi se presioni ndërkombëtar mbi Beogradin për arritjen e një marrëveshjeje finale me Kosovën po rritet.

“Për bashkësinë e komunave serbe është negociuar 10 vjet më parë ndërkohë që dhe në vitin 2015 u nënshkrua një marrëveshje tjetër që tregon qartë se cilat janë përgjegjësitë dhe kompetencat, kush duhet të formojë ekipin menaxhues. Nuk ka të panjohura. Tani në agjendë është zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit për bashkësinë e komunave serbe. Tani i takon Albin Kurtit dhe Prishtinës që t’i përmbushin obligimet e tyre, pa asnjë kusht tjetër.”

Brnabic theksoi se serbët nuk janë pakicë kombëtare në Kosovë ndërsa qeveria e saj sipas saj ka bashkëpunim shumë të mirë me pakicat kombëtare shqiptare dhe boshnjake që jetojnë në Serbi.

Show More

Related Articles

Back to top button