BotaLajme

Turqi: 15 sportistë kanë mbetur nën rrënoja pasi hoteli ku qëndronin u shemb nga tërmeti

Në hotelin e shembur në Malatya, 15 sportistë, mes të cilëve 11 volejbollistë dhe 4 futbollistë, kanë mbetur nën rrënoja.

Shumë provinca në rajonet lindore, juglindore, të Anadollit Qendror dhe të Mesdheut u tronditën nga një tërmet me magnitudë 7.8 ballë me qendër në Kahramanmaraş në orën 04:17.

Sipas informacioneve të marra nga AFAD, tërmeti i ndodhur në një thellësi prej 7 kilometrash është ndjerë në pjesën më të madhe të vendit.

11 volejbollistë dhe 4 lojtarë nga skuadra e Malatya Metropolitan Belediyespor, të cilët garuan në Play-Off në Grupin e 6-të të Ligës së 2-të të Volejbollit për meshkuj, mbetën nën rrënoja pasi hoteli Kırçuval, ku ata qëndronin në Battalgazi, u shkatërrua nga tërmeti, shkruan CNN turk. 

Përpjekjet e shpëtimit vazhdojnë për të bllokuarit nën rrënoja.

Yeni Malatyaspor njoftoi se portieri Ahmet Eyüp Türkaslan ishte nën rrënoja dhe nuk është marrë ende asnjë lajm.

Show More

Related Articles

Back to top button