LajmeRajon

Lajçak pas takimit me Kurtin: Marrëveshja për Asociacionin duhet të zbatohet

I dërguari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, ka thënë se janë përmendur gjashtë kushtet e parashtruara nga shefi i ekzekutivit, raporton Ekonomia Online.

Lajçak ka thënë se arsyeja pse ka ardhur në Kosovë për të mbajtur takim me kryeministrin Albin Kurti është çështja e planit evropian.

I pyetur për çështjen e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe ai tha se tashmë është e ditur se gjithçka që është nënshkruar, duhet të zbatohet.

“Janë përmendur edhe kushtet e Kurtit, për ne e rëndësishme është që të bëhen marrëveshje për normalizim të raporteve”, tha Lajçak.

Ai shtoi se sonte vizitën e tij do ta vazhdojë edhe në Beograd.

Kjo është vizita e 10-të që nga shtatori në Kosovë.

Show More

Related Articles

Back to top button