LajmeRajon

“Rama do shkatërrimin e opozitës”/ Berisha: Yuri Kim ka rol në çështjen e McGonigal

Kryetari i demokratëve, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka shfrytëzuar lidhjet me ish-zyrtarin e lartë të FBI, për të shkatërruar opozitën shqiptare.

SALI BERISHA

KRYETAR I PD

“Faqja më e zezë e dosjes McGonigal mbetet skenari i shkatërrimit të pluralizmit në Shqipëri.”

Sipas Berishës, skenari që lideri i mazhorancës Rama ka aplikuar kundër PD, përfshinte 3 elementë. Elementi i parë është hetimi i Lulzim Bashës për paratë me të cilat kishte paguar firmën lobuese në Shtetet e Bashkuara, i dyti sipas Berishës është shpallja e tij “non grata”.

“Etapa e dytë e skenarit, pavarësisht se kishte apo jo, përfshihej apo jo në këtë aferë McGonigal, duhet të them se Yuri Kim, luajti rolin, duke shkelur çdo parim, çdo ligj dhe Kushtetutë, luajti rolin e McGonigal për shkatërrimin e opozitës shqiptare dhe këtë e panë të gjithë shqiptarët.”

Elementi i tretë sipas kreut të PD Berisha, lidhet me përpjekjen e mazhorancës për të ndaluar Partinë Demokratike të marrë pjesë në zgjedhjet e 14 majit.

“Aty ky përfundoi McGonigal, do të përfundojë edhe Edi Rama si bashkëpunëtor në një krim të shëmtuar kundër vendit të tij. 11 shkurti do jetë dita e protestës më të fuqishme që ka parë Tirana dhe më të madhe që është bërë ndonjëherë.”

Në 11 shkurt, opozita ka lajmëruar protestën e parë për këtë vit kundër qeverisë Rama, protestë e cila ka shtyllë kryesore lidhjet e kryeministrit Rama me ish-zyrtarin e lartë të FBI, McGonigal.

Show More

Related Articles

Back to top button