LajmeRajon

U gjet i pajetë në Mamurras/ 24-vjeçari dyshohej se ishte marrë peng! Disa vite më parë i vranë babain dhe xhaxhain (Detajet)

Një ngjarje e rëndë u shënua sot në zonën e Mamurrasit ku u gjet trupi i pajetë i 24-vjeçarit Klevis Lleshi. Trupi i të riut u gjet i groposur në fshatin Shpërdhet, pas erozionit të tokës. 2 vite e gjysmë më parë, i riu u shpall i zhdukur nga familjarët e tij.

Prokuroria e Matit kishte nisur hetimet pas denoncimit të familjarëve në qershor të vitit 2020 se Klevis Lleshi dyshohej të ishte marrë peng në afërsi të Pallatit të Sportit në Burrel.

Hetimet u shtrinë në kohë dhe në disa qytete por nuk pati asnjë rezultat në gjetjen e vendndodhjes së tij apo të autorëve të dyshuar, derisa trupi i pajetë u zbulua në në fshatin Shpërdhet Mamurrasit.

Saga e vrasjeve në familjen Lleshi ka nisur dhjetë vite më parë. I ati i Klevisit, Xhavit Lleshi u vra në një pritë në vendin e quajtur “Pujkë” në vitin 2013, ndërsa pak vite më pas i është vrarë xhaxhai Hajredin Lleshi, pranë shtëpisë.

Show More

Related Articles

Back to top button