BotaLajme

Zelensky dhe Abazoviç, në një bisedë telefonike

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka mbajtur një bisedë telefonike ditën e sotme me presidentin Ukrainas Volodymir Zelensky.

Sipas mediave malazeze, Zelensky ka falenderuar Abazoviç mbi qëndrimin e mbajtur nga Mali i Zi përsa i përket agresionit rus në Ukrainë. Ndërsa në një status në rrjetin social “Twitter”, Zelensky shkruan se dy liderët diskutuan më shumë edhe mbi progresin e vendeve të tyre për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian.

Përgjatë bisedës së tyre, bëhet me dije se Presidenti Ukrainas ka ftuar Kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç të vizitojë Kievin.

Tv Klan

Show More

Related Articles

Back to top button