SHBA-ja përshëndet përpjekjet e liderëve të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut në deeskalimin e retorikës dhe për atë që inkurajuan përkujtimin me dinjitet në Shkup të ditëlindjes së Goce Dellçevit, thuhet në deklaratën e Departamentit të Shtetit dhënë sot me kërkesë të MIA-s.
Në pyetjen nëse SHBA konsideron se reagimi bullgar rreth sulmit në Ohër ndaj një personi si dhe deklarata e votuar në Kuvendin bullgar është ekzagjerim deri në përmasa të papara nga ana e Sofjes zyrtare, Uashingtoni me përgjigje se Sofja dhe Shkupi tashmë punojnë në deeskalimin e retorikës dhe kanë përshëndetur kremtimin paqësor të ditëlindjes së Dellçevit.
“E ardhmja e Maqedonisë së Veriut është në BE. SHBA vazhdon të mbështes integrimin e plotë euroatlantik të Maqedonisë së Veriut”, ka deklaruar një zyrtar i Uashingtonit.