Policia turke ka njoftuar se ka arrestuar katër persona lidhur me postimet “provokuese” në rrjetet sociale, pas tërmetit të fuqishëm prej 7.8 ballësh që goditi juglindjen e Turqisë.
Tërmeti goditi Turqinë dhe Sirinë në orët e para të mëngjesit të së hënës duke mbytyr mbi 5.000 persona në këto dy shtete dhe duke lënduar mijëra të tjerë.
Për shkak të tërmetit të fuqishëm, që u pasua me dridhje të tjera të fuqishme të tokës, shumë persona kanë mbetur pa strehë e në temperatura të ulëta.