Tetë zjarrfikës nga Njësiti Territorial Kundër Zjarreve në Gostivar u nisën për në Turqi. Do të shkojnë t’u ndihmojnë autoriteteve turke, për të sanuar dëmet dhe për të nidhmuar banorët nga seria e tërmeteve që e kapluan Turqinë.
Ata kishte dalur për t’i përcjell kryetari i Gostivarit, Arben Taravari, i cili theksoi se zjarrfikësit janë të trajnuar profesionalisht. Me këtë gjest, Gostivari, shtoi më tej Taravari, u jep dorë të prekurve nga tërmeti katastrofal në Turqi.
Ai tha se ekipi i zjarrfikësve me vete do merr edhe ndihma humanitare të donuara nga Kompania “Almero”.
“Një ekip i licencuar i kërkim shpëtimit nga Komuna e Gostivarit i përbërë prej 8 personash u nis sot për t’ju dalë në ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti në Turqinë Juglindore, te cilët morën me vete edhe një pjesë ndihmash humanitare të donuara nga Kompania “Almero”. I falenderoj për gadishnërinë herojtë e qytetit tim dhe ju uroj rrugë të mbarë dhe permbushje të misionit me nderë dhe profesionalizëm”, deklaroi kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari.