Dje (06-shkurt) rreth orës 15:30, në rrugën “18 Nëntori” në Gostivar, zyrtarë policorë të SPB Tetovë – DPB Gostivar kanë privuar nga liria 34 vjeçarin S.S. nga Gostivari, i cili është raportuar nga një 68-vjeçar banor i Gostivarit pasi ia kishte marrë motoçikletën “Aprilia” me targa të Gostivarit, e cila kishte qenë e parkuar në hyrje të objektit ku banonte në rrugën “Pançe Popovski” në Gostivar.
Motoçikleta është gjetur dhe do t’i kthehet pronarit, kurse ndaj S.S. do të përgatitet parashtresë përkatëse.