Tifozët e Juventusit janë “tërbuar” pasi u shfaq një video e vitit 2019 që tregon prokurorin që qëndron pas hetimit të Prisma-s duke konfirmuar se ai mbështet Napolin dhe duke deklaruar se i urren Bianconerët.
“E pranoj. Unë ndjek dhe jam një tifoz i madh i Napolit dhe e urrej Juventusin.” –ishte shprehur fillimisht prokurori Ciro Santoriello. “Si prokuror jam kundër Juventusit, kundër hajdutëve në fushë.” – ka thënë prokurori në një konferencë në vitin 2019.
Pak ka dashur që kjo konferencë prapa në kohë, të hapë disa diskutime dhe të nxisë dyshime në kampin e Juventusit apo te tifozët bardhezi.