LajmeMaqedoni

Ja si duhet të raportohet për dhunën

Mediat duhet të informojnë profesionalisht publikun lidhur me çështjet gjinore, barazinë, dhunën, diskriminimin…. Kjo është arsyeja që MPPS së bashku me ASHAM vënë në dispozicion një faqe elektronike, që i vjen në ndihmë vetëm mediave me resurse informimi, por edhe si mbështetje për viktimat e abuzimit

Si duhet raportuar dhuna gjinore nga media dhe si të promovohet barazia gjinore janë disa nga çështjet për të cilat Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele kanë vënë në dispozicion një faqe të re elektronike – rodotimediumite. Fuqia e mediave dhe aftësia e tyre për të raportuar profesionalisht publikun, për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të formësuar opinionin është e madhe, ka thënë ministrja e MPPS, Jovanka Trençevska. Prandaj edhe është e një rëndësie të veçantë që mediat të transmetojnë informacione të sakta nga ana e tyre, ndërsa detyra e institucioneve është ta japin të njëjtën gjë.

“Qëllimi është parandalimi dhe mbrojtja efektive e viktimave nga çdo formë e dhunës me bazë gjinore duke respektuar liritë dhe të drejtat themelore të njeriut. Pas ratifikimit të Konventës së Stambollit, u miratua Ligji për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Familje, duke kontribuar kështu në një përmirësim të dukshëm të asistencës dhe mbështetjes institucionale dhe gjithëpërfshirëse për viktimat e dhunës me bazë gjinore”, ka thënë ndër të tjera ministrja gjatë konferencës së organizuar të martën. Faqja do të jetë një qendër burimore për mediat, një vend ku ata mund të gjejnë, informacione, lidhje për aspekte të ndryshme të çështjeve gjinore, duke përfshirë dhunën me bazë gjinore, por edhe një vend ku qytetarët mund të gjejnë lidhje dhe informacione të dobishme – përfshirë institucionet dhe organizatat nga të cilat ata mund të kërkojnë ndihmë në rast se i nënshtrohen dhunës me bazë gjinore.

Drejtori i ASHAM-së, Zoran Trajçevski theksoi se faqja administrohet nga Agjencia dhe është e aksesueshme në maqedonisht, shqip dhe anglisht, por edhe është e përshtatur për personat me dëmtime të shikimit. Në këtë faqe po ashtu të gjitha institucionet dhe organizatat civile mund të ndajnë materialet dhe aktivitetet me të cilat punojnë në fushën e çështjeve gjinore, të cilat do të kontribuojnë për të qenë një qendër burimore cilësore për të gjithë gazetarët, studiuesit që punojnë në këtë çështje, si dhe për të gjithë publikun. (koha.mk)

Show More

Related Articles

Back to top button