13 zjarrfikës në Gostivar kanë marrë vendime të përhershme pune. Katër nga këto 13 vendime, janë për komandat njësishë, kurse pjesa tjetër për zjarrfikës për inetervenim në terren dhe për shofer. Drejtuesi i NJTKZ-Gostivar, Jusuf Bajrami tha se tani me vendimet e reja në këtë institucion numri i punonjësve tejkalon numrin prej 40 zjarrfikësish.
“Sot i kemi të përgatitura 13 vendime dhe disa nga këto janë për komandant të njësive, disa janë për zjarrfikës dhe shofer. Numri i punëtorëve me vendime tani arrinë diku 43-44 persona”, tha Jusuf Bajrami, drejtues i NJTKZ – Gostivar.
Bajrami thekson se Gostivari me ligj duhet të ketë 80 zjarrfikës. Shpreson që periudhën në vijim të ketë konkurse të reja për punësim.
“Jo vetëm që janë të nevojshme por edhe ligji obligon që të ketë diku rreth 80 zjarrfikës për komunën tonë, kurse ne akoma nuk i kemi as 50, pra kemi nevojë për zjarrfikës”, tha Jusuf Bajrami, drejtues i NJTKZ – Gostivar.
Aktualisht në Gostivar ka 58 zjarrfikës, prej të cilëve 14 janë pa vendime. Ndryshe, Bajrami tha se për pesë vite që kur ai drejton këtë institucion, e ka rritur numrin e zjarrfikësve për 14. Ky njësit pos në Komunën e Gostivarit intervenon edhe në Komunën e Vrapçishtit dhe atë të Mavrovë-Rostushë.