LajmeMaqedoni

Sali: Punonjësit shëndetësorë të paraqiten për aktivitete humanitare në Turqi

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, përmes rrjeteve sociale u ka bërë thirrje publike punonjësve shëndetësorë që të paraqiten për aktivitete humanitare në Turqi.

“Ju ftoj të gjithë ju që jeni të gatshëm të merrni pjesë në aktivitetet e vazhdueshme humanitare në Republikën e Turqisë pas tërmetit shkatërrues. Njohuritë dhe përvoja juaj në fushën e mjekësisë janë të paçmueshme dhe çdo ndihmë në raste të tilla është e mirëseardhur”, ka njoftuar Sali.

Ministri u bëri thirrje profesionistëve të shëndetësisë që të bashkohen dhe të solidarizohen dhe të japin mbështetje në mënyrë që, siç shprehet ai, të ndihmojnë ata që kanë vërtet nevojë./Telegrafi/

Show More

Related Articles

Back to top button