Mbledhja e Qeverisë së Kosovës ka nisur me 1 minutë heshtje në nderë të viktimave të tërmetit në Turqi e Siri.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha se Kosova dhe populli i saj janë pran Turqisë e popullit turk, në gatishmërinë më të lartë për mbështetje.
“Mbi bazën e kapaciteteve tona do të ndihmojmë në tejkalimin e kësaj tragjedie. Kontigjenti i FSK-së, specialistët tanë kërkim-shpëtim urban, mjekësi emergjente dhe njësitet e K9 tashmë janë në zonat e goditura nga tërmeti, në ndihmë të institucioneve të Turqisë dhe popullit turk”, është shprehur Kurti, njofton Klankosova.tv.
Kujtojmë se deri më tani, janë raportuar mbi 8 mijë e 700 viktima nga tërmetet në Turqi e Siri.