GostivarLajme

USAID: Komuna e Gostivarit ka rritur transparencën me rreth 70 %

Edhe një herë rikonfirmohet puna e transparencës së udhëheqësisë komunale të Gostivarit, nga institucionet më relevante ndërkombëtare.

 Kësaj here vlerësimi pozitiv vjen nga USAID, nga ku theksojnë se për një vit e gjysëm transparenca në Komunën e Gostivarit është rritur me rreth 70 % .

 “Sipas rezultateve të projektit të USAID-it: “Përforcimi i mobilizimit të resurseve në vetëqeverisjen lokale”, Komuna e Gostivarit për 18 muaj ka shënuar progres te dukshëm në rritjen e transparencës aktive me 68.8% dhe rritjen e transparencës buxhetore me 50%”, njoftojnë nga Komuna e Gostivarit.

Ndryshe, nga një rangim paraprak ku pjesë ishin të gjitha institucionet në nivel të shtetit: drejtori, komuna, ministri, Komuna e Gostivarit doli institucioni më tarnsparent që udhëhiqet nga një shqiptar.

Nga Komuna e Gostivarit thonë se me transparencën ndër të tjera nënkuptohet në çdo tre mujorë të publikohen harxhimet e kryetarit të komunës të cilat çdo vit zvogëlohen, nuk ka më telefona zyrtarë, në shkolla gjithçka shkon sipas ligjit, dhe se çdo harxhim bëhet publik.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid09f2XFoLgY3JGtPcGpjTH3eZC3yaqmk6QtXzqAqVGARqVuoqVtY893JhgvJdfDauKl&id=1265185232

Show More

Related Articles

Back to top button