LajmeMaqedoni

MPB-ja dërgon në kontroll teknik 98 automjete transportuese

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme në periudhën nga ora 08:00 deri në ora 12:00 ka kryer kontroll në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e drejtuesve të mjeteve që nuk respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit gjatë drejtimit të automjeteve transportuese.


Siç njofton MPB-ja gjatë kontrollit janë dërguar për kontroll të jashtëzakonshëm teknik 98 automjete transportuese, nga të cilat 31 automjete me defekt, konkretisht: 19 për mosfunksionim teknik të sistemit për frena, tre për mbingarkesë, 10 për defekte të pjesëve përbërëse dhe pajisjes, ndërsa dy shoferë drejtonin mjete me defekt të pajisjes së ndriçimit.

“Kontrollet e intensifikuara vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, theksohet në kumtesën e MPB-së.

Show More

Related Articles

Back to top button