Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të kryetarit të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski.
ga ASH thonë se “OBRM-PDUKM-ja ende nuk ka dalë nga mentaliteti i vjetër ku qeverinë e shohin vetëm si mjet për pasurim”.
“Për ne ky vit është vit i rëndësishëm dhe vendimtar për të ardhmen e shtetit dhe qytetarëve. Derisa OBRM-PDUKM është kundër ndryshimeve kushtetuese, që janë kusht për hapjen e bisedimeve me BE-në, ne nuk mund të kontribuojmë në izolimin e vendit, por duam t’i japim kohë hapjes së perspektivës evropiane”.
“Kemi mirëkuptim edhe për shqetësimin që disa subjekte, përfshirë edhe partinë e Mickovskit, kanë shfaqur pas paralajmërimit tonë për luftë të pakompromis kundër krimit dhe korrupsionit, por ne mbetemi të palëkundur nga këto përcaktime sado që të tjerët tentojnë të na godasin ose sulmojnë me akuza të ulta e të padrejta”, thonë nga ASH./Telegrafi/