Më shumë se 11,700 njerëz janë konfirmuar tani të vdekur në Turqi dhe Siri pas një serie tërmetesh të fuqishme.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se numri në vendin e tij është rritur në 9,057.
Ministri i shëndetësisë i Sirisë i tha agjencisë shtetërore të lajmeve Sana se 1,262 njerëz kanë vdekur në zonat e kontrolluara nga qeveria të vendit.
Helmetat e Bardha, një grup që orkestron operacionet vullnetare të kërkimit dhe shpëtimit në zonat e kontrolluara nga rebelët në Siri, kanë regjistruar 1,400 vdekje. /Zëri