BotaLajme

Australia heq kamerat kineze të vëzhgimit, frikë për sigurinë kombëtare

Autoritetet australiane synojnë të heqin të gjitha kamerat e vëzhgimit të prodhuara në Kinë nga objektet e tyre të mbrojtjes për shkak të shqetësimeve të sigurisë kombëtare.

Lajmi vjen pasi u zbulua se objektet qeveritare po përdorin më shumë se 900 pajisje vëzhgimi të prodhuara nga kompanitë kineze Hikvision dhe Dahua.

Britania dhe SHBA bënë një lëvizje të ngjashme vitin e kaluar, duke thënë se qeveria kineze mund të ketë akses në të dhënat e pajisjes.

Kompania Hikvision pretendon se frika është e pabazë, ndërsa Dahua ende nuk ka bërë të ditur.

Kamerat kineze të vëzhgimit përdoren në më shumë se 200 objekte të qeverisë australiane dhe pothuajse në çdo departament, duke përfshirë punët e jashtme dhe zyrën e prokurorit të përgjithshëm. Të paktën një kamerë është gjetur në Ministrinë e Mbrojtjes, por numri i përgjithshëm i kamerave të vendosura në lokacione të lidhura me mbrojtjen nuk dihet për momentin.

Ministri i Mbrojtjes dhe zëvendëskryeministri Richard Marles tha sot se qeveria do të gjejë dhe heqë kamerat nga çdo vend që ka të bëjë me mbrojtjen e vendit. Qeveria do të shqyrtojë gjithashtu nëse është e nevojshme të hiqen kamerat kineze edhe nga vende të tjera. Ministri i sigurisë kibernetike James Patterson, i cili bëri thirrje për rishikim, beson se të gjitha kamerat duhet të hiqen.

Megjithatë, Australia nuk ka asnjë mënyrë për të ditur nëse të dhënat e mbledhura nga kamerat po ndahen me shërbimet e inteligjencës kineze. Megjithatë, ligji kinez kërkon që çdo organizatë dhe qytetar “të mbështesë, të ndihmojë dhe të bashkëpunojë me shërbimin e inteligjencës shtetërore”.

Senatori Patterson argumentoi se Australia nuk duhet të mbështesë Hikvision dhe Dahua për arsye “morale”, sepse ata dyshohet se janë të përfshirë drejtpërdrejt në abuzimet e të drejtave të njeriut dhe mbikëqyrjen masive të ujgurëve në Xinjiang.

Nga ana tjetër, Hikvision pretendon se është gabim të portretizohet si kërcënim për sigurinë kombëtare. Kompania pretendon se nuk mund të ketë akses në regjistrimet e përdoruesve dhe për këtë arsye nuk mund t’ia kalojë ato palëve të treta.

Show More

Related Articles

Back to top button