GostivarLajme

Gostivar, 42 vjeçari kërcënon një punonjëse në një objekt komercial dhe i kërkon para

Mbrëmë (08-shkurt) rreth orës 21:00, në rrugën “Nikolla Parapunov” në Gostivar, zyrtarë policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë privuar 42-vjeçarin A.I. nga Gostivari.

“Ai është denoncuar më parë nga një 52-vjeçare nga Gostivari se në objektin komercial në këtë rrugë, ku ajo punonte, i ka kërkuar para dhe e ka kërcënuar me një send të mprehtë”, njofton policia.

42 vjeçari është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar dhe pas dokumentimit të rastit do të përpilohet parashtresë përkatëse.

Show More

Related Articles

Back to top button