LajmeRajon

STUDENTËT, NDIHMË PREJ 34 MIJË LEKËSH; TË RINJTË ME MESATARE 9.5 DO MARRIN PAGË MINIMALE

Meri Begaj, studente e viti të parë në degën matematikë në Vlorë me një mesatare 9.5 është një nga përfitueset e mbështetjes financiare me vlerën e pagës minimale prej 34 mijë Lekësh çdo muaj. Kjo pasi ka zgjedhur një nga degët prioritare të shpallura nga qeveria. Meri e shikon këtë si një mundësi të mirë për studentët dhe si një shtysë që degët si matematika të mos mbyllen.

 MERI BEGAJ

STUDENTE NE VLORE

“SOT NËNSHKROVA MARRËVESHJEN PËR TA PËRFITUAR. MË DUKET NJË MUNDËSI SHUME  MIRË PËR TË MBËSHTETUR STUDENTËT DHE NJË ZGJEDHJE MJAFT Ë E MIRË PËR TË MOS U ZHDUKUR DEGËT SI MATEMATIKA NË QYTETIN E VLORËS SEPSE JANË SHUMË PAK STUDENTË DHE KJO DUKET NJË SHTYSË PËR TA MBAJTUR GJALLË ATË DEGË.”

Për 20-vjeçaren kjo është edhe një shpresë për të mos u larguar nga vendi ku jeton dhe studion por t´i jepet mundësi e punësimit.

MERI BEGAJ

STUDENTE NE VLORE

“KA SHUMË STUDENTË QË PAS STUDIMEVE VENDOSIN TË LARGOHEN POR QË EDHE SHQIPËRIA NËSE TË SIGUROHET VENDI I PUNËS ËSHTË NJË VEND MJAFT I MIRË PËR TË VAZHDUAR JETËN.”

Nga 166 aplikime, vetëm 160 nga programet prioritare me notë mesatare 8.5 dhe ekselentë me mesatare 9.5, do të përfitojnë pagën minimale.

Dhe për të marrë paratë çdo muaj, ata duhet që të ruajnë rezultatet dhe të punojnë në administratë 3 vite pas përfundimit të universitetit, në të kundërt ata duhet që paratë t’i kthejnë mbrapsht. Por një tjetër kriter është edhe bllokimi i diplomës për një periudhë 3-vjeçare.

ARTAN SPAHIU

 DREJTORI I AGJENCISE SE FINANCIMIT TE ARSIMIT TE LARTE

 “NË PËRFUNDIM TË STUDIMEVE, STUDENTI NUK MARR DIPLOMËN POR E MABN UNIVERSITETI DHE I DREJTOHET PUNËDHËNËSIT PËR TË VËRTETUAR FAKTIN QË STUDENTI KA MARRË NJË DIPLOMË. STUDENTI PËR 6 VITE KA DETYRIMIN TË PUNOJË 3 VITE NË ADMINISTRATËN SHTETËRORE. MJAFTON QË STUDENTI TË TENTOJË DHE TË PROVOJË PËR PUNË GJATË KËSAJ PERIUDHE. PAGËN MINIMALE 34 MIJË LEKË, STUDENTËT DO TA PËRFITOJNË PËR TRE VITET E BACHELORIT DHE 2 VITET E MASTERIT.”

Nga programet prioritare, dega e mjekësisë veterinare ka numrin më të lartë të studentëve që përfitojnë pagë mujore, ndjekur nga inxhinieria e Mjedisit dhe Gjuha Shqipe e Letërsia.

Show More

Related Articles

Back to top button