Pjestarët e policisë të SPB Tetovë, dje (09-shkurt) nga ora 08:00 deri në ora 22:00 kanë kryer aksion kontrollues mbi shpejtësinë me të cilën lëvizin automjetet në rajonin Tetovë-Gostivar. Gjatë kontrollit janë konstatuar dhe sanksionuar gjithsej 7 tejkalim të shpejtësisë maksimale të lejuar jashtë vendbanimit (TE-5 dhe GV-2), si dhe janë sanksionuar 10 shkelje të shpejtësisë (TE) në vendbanim, gjysma e të cilave deri në 50 kilometra në orë. Gjatë kontrollit janë sanksionuar edhe 57 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-45 dhe GV-12).
Dje po ashtu në rajonin e Tetovës është kryer kontroll aksion i intensifikuar për parakalime, në të cilin janë sanksionuar gjithsej 9 kundërvajtje që kanë të bëjnë me parakalime të parregullta, si dhe 8 lloje të tjera kundërvajtjesh.
SPB-Tetovë sërish apelon nga drejtuesit e mjeteve që të rregullojnë shpejtësinë e tyre sipas kushteve të rrugës dhe t’u përmbahen kufizimeve të vlefshme në vende të caktuara, veçanërisht në mëngjes dhe në mbrëmje, kryesishtë në autostradë dhe rrugët rajonale përreth.