LajmeMaqedoni

E mbajtën peng dhe i kërkuan 50 mijë euro, padi penale për tetë persona nga Batinca

Me datë 09.06.2022 nga zyrtarë policor të Njësisë për krime të dhunshme ngritën në procedurë të shpejtë kallëzim penal kundër tetë personave, për veprën penale “zhvatje” për J.K (34), M.T (47), R.S (51). ), Xh.Q.(46), E.Ç.(42), M.R.(32), S.R.(33) dhe B.R.(34) të gjithë nga Batinca e Shkupit, transmeton Portalb.mk.

Më 08.06.2022 në SPB Shkup, një banor i Batincës ka raportuar se me datë 05.06.2022 rreth orës 20:30 në një kazino në Batincë, ku pas një debati paraprak verbal me M.T. është thirrur nga J.K. dhe është mbajtur për një kohë të gjatë, është sulmuar fizikisht me sende të forta nga disa persona.

Ata me kërcënime i ofruan që deri më 10.06.2022 t’iu paguaj 50 mijë euro dhe i morën automjetin “Porsche cayenne”, në të cilin kishte para dhe dokumente personale.

Pas përcaktimit të identitetit të tetë autorëve të veprës, nga ana e zyrtarëve policorë të SPB-së Shkup – Njësiti për intervencë policore, në koordinim me Prokurorinë Publike Shkup, janë kryer bastisje në shtëpitë e tyre dhe disa persona janë privuar nga liria.

Pas kontrollit në afërsi të banesave të personave të ndaluar, në rrugën e vjetër për në Koliçan, është gjetur automjeti i marrë.

Nga ana e një gjyqtari të procedurës paraprake,  J.K. i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, ndërsa për katër të arrestuarit e tjerë masa sigurie.

Show More

Related Articles

Back to top button