LajmeMaqedoni

Mexhiti e pranon, kisha plan ta rrëzojë partinë time nga Qeveria!

Izet Mexhiti në një nga paraqitjet e tij televizive ka pranuar se intenca dhe qëllimi i tij “ogurzi” ndaj BDI-së ka qenë që të shkarkojë ministra dhe funksionar të partisë që i takon, edhe pse të njëjtë funksionar kanë “bekimin” partiak dhe mbështetjen e liderit Ali Ahmeti.

Sipas Mexhitit plani i tij “famoz” për të bërë ndryshime me lajka prapa kuintave politike, apo bodrumeve të Kuvendit do të ishte i “zbatueshëm” nëse Aleanca për Shqiptarët nuk bëhej pjesë e Qeverisë.

“Po të mos hynte Aleanca për shqiptarët në Qeveri, shumica ka 64 deputet, unë jam vet i treti, por jam në bisedime me të katërtin, të pestin dhe do e kishim zgjidh problemin në seanca të Kuvendit, për të ndryshuar ekzekutivin”, ka deklaruar Mexhiti.

Show More

Related Articles

Back to top button