BotaLajme

OKB: Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri mund të dyfishohet, deri më tani janë konfirmuar rreth 25 mijë viktima

Numri i të vdekurve nga tërmeti ka të ngjarë të jetë “më shumë se dyfishi”, sipas një koordinatori të ndihmës emergjente të OKB-së.

Duke folur në SkyNews në Adana të Turqisë, Martin Griffiths, tha se ai pret që do të regjistrohen dhjetëra mijëra vdekje të tjera.

Të paktën 24,596 njerëz janë konfirmuar të vdekur pas tërmetit 7.8 ballë që goditi të hënën, me pasgoditje të shumta që kanë rrënuar qytete në Turqi dhe Siri.

“Unë mendoj se është e vështirë të vlerësohet saktësisht pasi duhet të futemi nën rrënoja, por jam i sigurt se do të dyfishohet ose më shumë”, tha Griffiths.

“Kjo është e frikshme. Kjo është natyra që godet mbrapsht në një mënyrë vërtet të ashpër. Është thellësisht tronditëse… ideja që këto male me rrënoja ende mbajnë njerëz, disa prej tyre ende gjallë”.

Show More

Related Articles

Back to top button