Publikimi i skandalit nga ana e Stevço Jakimovskit lidhur me kreun e VMRO-së, Hristian Mickoski dhe paralajmërimi i tij për prishjen e koalicionit me VMRO-në është ngjarja që ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve dy ditët e fundit, raporton indeks.mk.
Në prononcimin e tij, Jakimovski tha se Mickoski i ngjanë një dikatatori dhe se i njëjti i ka kërcënuar këshilltarët komunal.
Deklarata e Jakimovskit se “Mickoski intervenon që persona të burgosur të kenë kushte më të mira në burg dhe nuk i intereson fare për të burgosurit e 27 prillit”, i ka revoltuar të burgosurit.
Përveç Goran Angelovit, sot Jakimovskit i është përgjigjur Jane Çento.