Drejtoria e të Ardhurave Publike njofton qytetarët se dje dhe sot, një dërgues i panjohur duke keqpërdorur logon e DAP-it ka tentuar të nxisë qytetarët të ndajnë të dhënat personale dhe të kartave të debitit dhe kreditit përmes mesazheve SMS, transmeton Portalb.mk.
Mesazhet dërgohen nga numri i telefonit +38979212628 me këtë përmbajtje, Plotësoni raportin e detyrueshëm në DAP https://ujp.mk/verifikacija. Ky link është i rremë dhe nuk të çon në adresën elektronike të Drejtorisë së të Ardhurave Publike.
Drejtoria e të Ardhurave Publike apelon TË MOS HAPEN KËTO SMS DHE TË MOS HAPET LINKU, ndërsa nëse dikush e ka hapur linkun, të mos i plotësojë fushat ku kërkohen të dhëna personale nga qytetarët, sepse mund të keqpërdoren.
Drejtoria e të Ardhurave Publike po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për përballimin e situatës konkrete.