Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se është në vijim pagesa e ndihmës financiare në përputhje me Ligjin për mbështetje financiare për kategoritë e ndjeshme të qytetarëve për përballje me krizën energjetike.
Mbështetja ka të bëjë për: shfrytëzuesit e së drejtës për siguri sociale për të moshuarit, shfrytëzuesve të shtesës së veçantë, shfrytëzuesve të së drejtës për kompensim për shkak të aftësive të kufizuara, shfrytëzuesve të kompensimit për aftësi të kufizuar dhe ndryshimeve të përhershme në gjendjen shëndetësore, të cilët përdorin kompensimin për ndihmë dhe kujdes nga një person tjetër, ndërsa nuk shftytëzojnë të drejtë kompensimi për shkak të paaftësisë, pa pasur nevojë nga një konstroll ekzaminimi dhe prindërit kryefamiljarë shfrytëzues të regjistruar të ndihmës së garantuar minimale.
Këta qytetarë marrin mbështetje financiare prej 3.000 denarë në muaj, për një periudhë prej katër muajsh.
“Sot paguhet edhe mbështetja financiare për personat e papunë – shfrytëzues të së drejtës në sigurim material në formë të kompensimit monetar, në përputhje me Ligjin për sigurim material të personave të papunë për shkak të privatizimit të ndërmarrjeve me pronësi dominuese të shtetit. Mbështetja financiare për këta shfrytëzues është 3.000 denarë në muaj, për një periudhë katër mujore dhe e paguan Agjencia për Punësim e Maqedonisë së Veriut”, informon MPPS.
Përmes Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor, ndërkaq, paguhet mbështetja financiare për pensionistët pensioni i të cilëve është deri në 14.000 denarë: për ata me pension deri në 11.525 denarë u paguhet 1.500 denarë mbështetje financiare mujore, për një periudhë prej katër muajsh, ndërsa për pensionistët që marrin pension nga 11.526 deri në 14.000 denarë, mbështetja është 750 denarë në muaj, për një periudhë prej katër muajsh.
“Për shfrytëzuesit e së drejtës për kompensim për dëmtim fizik, mbështetja është 750 denarë në muaj për katër muaj” bëri të ditur Ministria.