GostivarLajme

Aksident në Gostivar, lëndohet rëndë një person

 Mbrëmë (13-shkurt), rreth dhjetë minuta pas mesnate, në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën lokale që lidh fshatrat e Gostivarit Zdunje dhe Debreshë, vetura “Opel Corsa” me targa të Gostivarit i drejtuar nga 19-vjeçari B.S. nga Zdunja ka dalë nga rruga. Në këtë aksident lëndime të rënda ka pësuar pasagjeri në automjet V.S.(22) nga Banjica e Poshtme e Gostivarit, të cilat janë konfirmuar në Spitalin e Përgjithshëm Ferid Murad në Gostivar, ku është dërguar për ndihmë mjekësore. Ekip i Departamentit të Punëve të Brendshme-Gostivar ka kryer këqyrje në vendin e aksidentit.Ts

Show More

Related Articles

Back to top button