GostivarLajme

“Tri Dental” organizon punëtori mbi implantologjinë digjitale

Metodat më të reja dhe më inovative të implanteve dentare, janë prezentuar para stomatologëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në seminarin e mbajtur në Shkup, këto produkte dentare janë prezentuar nga kompania me renome globale “TRI Dental Implants” me seli në Zvicër, e cila ka përfaqësit e tyre në 55 shtete, përfshi edhe Maqedoninë. Përfaqësues zyrtar të metodave dhe produkteve më të reja të 3D implanitit nga “TRI Dental Implants”, është kompania ‘Tri Dental’ nga Shkupi e themeluar nga dy banor nga Vrapçishti i Gostivarit, Sunaj Adem dhe Nebil Sulejmani. Para të pranishmive ka ligjeruar Hollger Kast nga Zvicra, i cili punon për “TRI Dental Implants”, i cili tha se implanti digjital sot është revolucion në botën e stomatologjisë.

“Jam këtu në Maqedoni për të prezentuar sistemin e implantit tonë që e kemi që para më shumë se 20 vite në treg dhe jemi prezent në 55 vende të ndryshme të botës dhe tanimë edhe këtu në Maqedoni. Këtë vit prezentojmë produktet e reja inovative, produkte këto që do të jenë të parat në botë për implant digjital. Kemi implant ‘matriks’ që është e ardhmja e implantologjisë. Unë vetë jam duke punuar mbi 20 vite në implantologji dhe kjo që them është vërtetë diçka e re dhe më e mira në vitet e fundit. Quhet implant digjital pasi ne eleminojmë produktet dytësore dhe shkon direkt në instalim me dizajnim të ri estetik”, tha Hollger Kast nga “TRI Dental Implants”,

Maja Qurçieva – Içeva, mjeke stomatologe në “Tri Dental – Shkup”, ka falenderuar të pranishmit për pjesëmarrjen dhe uron në të ardhmen produktet e tyre të implantologjisë të përdoren nga të gjithë stomatologët e vendit tonë.

“Sot në hotel ‘Meriot’ në Shkup kishim prezentim të implanteve dhe kishim ligjërues prof.dr. Asllan Gjokbugjet dhe Hollger Kast nga Zvicra. 3D implantet janë brende zvicerane që ekzistojnë në tregun botëror më shumë se 25 vite. Dita e sotme ishte me rëndësi të madhe për kompaninë tonë ‘Tri Dental’ dhe do të doja të shpreh falenderimet e mija deri te të gjithë kolegët të cilët ishin të pranishëm sot këtu me ne dhe urojë të kemi bashkëpunim në të ardhmen dhe të përdorin produktet tona të implanteve 3D”, deklaroi mjekja stomatologe Maja Qurçieva – Içeva nga Tri Dental – Shkup.

Produktet e “TRI Dental Implants” prodhohen në Zvicër dhe satomatologët u referohen atyre si zgjidhja implantuese me cilësi më të lartë, inovative dhe të lehta për t’u përdorur për të mirën e pacientëve në mbarë botën.

Show More

Related Articles

Back to top button