Sulmuesi në formë të Napolit, Viktor Osimhen, e gjen veten sërish në radarin e Real Madridit, ndërsa klubi spanjoll po kërkon një lëvizje për sulmuesin nga Nigeria.
Sipas ‘Fichajes’ 24-vjeçari është ai që kryeson listën e golashënuesve në Serie A, duke shënuar 17 gola në 18 paraqitje, ndërsa Napoli mban një epërsi prej 16 pikësh në krye të tabelës.
Ai tashmë ka barazuar shifrat e tij nga sezoni i kaluar, pasi ka shënuar 18 gola në të gjitha garat. Interesim për sulmuesin kanë shfaqur edhe klube të tjera, mbetet të shihet nëse do ndryshojë ambientin.