LajmeMaqedoni

Gjykata penale e ka pranuar aktakuzën ndaj Zhan Mitrev, seanca e parë fillon me 28 shkurt

Gjykata Penale e Shkupit në tërësi ka pranuar aktakuzën kundër mjekut Zhan Mitrev dhe klinikës që ai drejton.
Nga gjykata, përcjell SHENJA, kanë njoftuar se është caktuar edhe data e seancës së parë, që do të jetë më 28 shkurt 2023.
“Duke vlerësuar të gjitha faktet dhe argumentet e palëve, është marrë vendimi me të cilin miratohet aktin në tërësi. Pas miratimit të aktakuzës, është formuar lëndë penale me Kodin Penal nr. 349/23 i cili sipas sistemit AKMIS i është ndarë gjyqtarit për procedurë të mëtutjeshme dhe seanca kryesore është caktuar për datën 28.02.2023 në ora 09:30, për të cilën palëve do t’u dërgohen ftesa”, thuhet në njoftimin e Gjykatës penale.
Sipas informacioneve lënda i është caktuar gjykatëse Lidija Petrovska e cila ka përvojë pothuajse 10 vjeçare në gjykatën, gjegjësisht është e zgjedhur për gjykatës në gusht 2013. /SHENJA/

Show More

Related Articles

Back to top button