BotaLajme

Filipinet akuzojnë Kinën se ka drejtuar lazer të ‘shkallës ushtarake’ në një nga anjiet e saj

Filipinet e kanë akuzuar Kinën se ka drejtuar një lazer “të shkallës ushtarake” ndaj disa prej ekuipazhit të saj, duke i verbuar përkohësisht ata, në bordin e një anijeje në ujërat e Detit të Kinës Jugore javën e kaluar.

Anija kineze gjithashtu “bëri manovra të rrezikshme” duke iu afruar 137 metra anijes filipinase, pretendoi roja bregdetare filipine në një deklaratë të postuar në faqen e saj zyrtare në Facebook, me fotot që pretendonin të tregonin rrezen e gjelbër të lazerit.

Shkëlqimi i lazerit detyroi ekuipazhin të tërhiqej.

Kina në të kaluarën ka përdorur topa uji dhe sirena për të zbatuar pretendimet e saj në pjesën më të madhe të Detit të Kinës Jugore.

Incidenti, më 6 shkurt, u raportua publikisht vetëm të hënën.  Ishte një “shkelje e qartë e të drejtave sovrane të Filipineve” në ujërat që Manila i referohet si Deti i Filipineve Perëndimore, tha roja bregdetare filipinase në një deklaratë.

Kina pretendon “sovranitet të padiskutueshëm” mbi pothuajse të gjithë Detin e Kinës Jugore prej 1.3 milion milje katrorë, si dhe mbi shumicën e ishujve brenda tij.

Në vitin 2016, Gjykata e Përhershme e Arbitrazhit të OKB-së vendosi se pretendimet gjithëpërfshirëse të Pekinit në Detin e Kinës Jugore nuk kanë asnjë bazë historike.

Kina ka vazhduar të ndërtojë struktura gjigante mbi shkëmbinj nënujorë në ujëra, të cilat janë gjithashtu të diskutueshme pjesërisht nga Vietnami, Malajzia, Brunei dhe Tajvani.

Show More

Related Articles

Back to top button