LajmeRajon

Kurti tregon ‘sanksionet’ që do t’i merrte Kosova nëse do të refuzonte planin franko-gjerman

Ndonëse në opinion vazhdon të lë shumë paqartësi nëse e ka pranuar përfundimisht ose jo planin e BE’së, Kurti në Kuvend të Kosovës i njoftoi deputetët edhe për pasojat që mund t’i ketë Kosova në rast të një përgjigje negative ndaj dokumentit të propozuar nga Perëndimi, që mbanë vulën e hartimit nga Franca e Gjermania.

“Ata gjithashtu ma bënë të qartë që çfarëdo refuzimi i propozimit do të shoqërohej me hapa kundërshtues e ndëshkues diplomatik për Kosovën dhe do te krijoj dobësim serioz te mirëbesimit ndërmjet nesh dhe shteteve te tyre”, tha Kurti, duke iu referuar takimit të 20 janarit me 5 diplomatët perëndimore.

“Qëndrimi i tyre ishte që i tërë aparati diplomatik e politik i shteteve nga vinin emisarët, është vënë në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe nuk mund të pritet një ‘jo’ nga Kosova sepse do të hynim në një rrugë të konfrontimit me ta”, tha shefi i ekzekutivit kosovar që vazhdon ta kundërshtojë krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, si “detyrim ndërkombëtarë” para “marrëveshjes së madhe” të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. /Reporteri.net/.

Show More

Related Articles

Back to top button