Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ka vizituar zyrtarët policorë nga punkti për luftimin e migrimit ilegal dhe kontrabandimit të migrantëve në Demir Kapi. Vizita është kryer në kuadër të aktiviteteve për kontroll dhe inspektim të aktiviteteve të punës në planin operativ të sferës së parandalimit të migrimit ilegal, i cili siç tha Spasovski, është një sfidë jashtëzakonisht e madhe jo vetëm për vendin tonë, por edhe për Bashkimin Evropian dhe më gjerë. “Ajo që u prezantua nga kolegët të cilët punojnë drejtpërdrejt në terren tregon se përkushtimi, qëllimet dhe detyrat që i janë vënë policisë maqedonase po kryhen me një ritëm që garanton sigurinë e shtetit dhe synimet në këtë rajon”, tha Spasovski. Ai theksoi se një nga prioritetet që po punohet është parandalimi i migrimit ilegal. Ai mes tjerash tha se vitin e kaluar e përfunduam me një rritje 100 për qind të aktivitetit të zbulimit për të parandaluar tentativat për migrim ilegal.
“Për një periudhë të gjatë kohore, së bashku me kolegë nga disa vende evropiane kemi punuar me shumë përkushtim për veprimet e përbashkëta dypalëshe dhe sigurimin e kufirit jugor, por edhe të brendshëm, sepse parandalimi i hyrjeve të paligjshme në vend dhe zbulimi i kontrabandimit të migrantëve është një nga gjërat më të rëndësishme” tha ministri i Punëvë të Brendshme, Oliver Spasovski. Ai falënderoi të gjithë anëtarët e misionit dypalësh për aktivitetet dhe sukseset që kanë së bashku me policët maqedonas. Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, vitin e kaluar janë parandaluar 27.391 tentativa për kalime të paligjshme në kufijtë me vendet fqinje.
Kufiri jugor është ende një pikë kyçe për hyrjen e emigrantëve dhe lëvizjen e tyre të mëtejshme, gjë që vërehet në 24,965 tentativa të parandaluara në kufirin me Greqinë, ku u shënua një rritje e tentativave me 35.5 për qind. Statistikat e Ministrisë së Brendshme tregojnë se kontrabanda e migrantëve është rritur, së bashku me numrin e rasteve të zbuluara që është rritur me 68,2 për qind dhe numrin e migrantëve të parandaluar që është rritur me 80 për qind. Numri më i madh i rasteve, 73 për qind, janë zbuluar nga policët e Qendrës Rajonale “Jug”, efikasiteti i të cilave vjen si pasojë e veprimit të përbashkët të patrullave të përziera me policë të huaj nga tetë shtete që kryejnë mbikëqyrje të zgjeruar në pjesën jugore të kufiri shtetëror. (koha.mk)