BotaLajme

Tërmeti në Turqi, ekspertët ngrenë alarmin për “bombë” shëndetësore, po shpërthejnë infeksionet

Teksa operacionet e shpëtimit po vazhdojnë në Turqi dhe Siri me shpresën për të shpëtuar ende të mbijetuar nën rrënoja, autoritetet kanë ngritur alarmin për shpërthimin e një “bombe” shëndetësore në zonat e prekura nga tërmetet.

Ekspertët shprehen të shqetësuar për shfaqjen e infeksioneve. Shoqata e Mjekëve në Turqi ka lëshuar një alarm SOS për shtimin e rasteve me gastroenterit në zonat e prekura nga tërmeti.

Ministrja e Shëndetësisë njoftoi se grupe të mëdha vaksinash, tetanozi po mbërrijnë në zonat e prekura nga tërmeti, me mjekët që u bëjnë thirrje njerëzve që të vaksinohen.

Për sa i përket kushteve në kampe, ato janë jashtëzakonisht të vështira pasi ka mungesë të barnave dhe lëndëve të para bazë. /abcnews.al

Show More

Related Articles

Back to top button