Drejtori i Fondacionit Metamorfozis, Bardhyl Jashari ka nënshkruar marrëveshje me drejtorin e Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (AMDHP), Imer Aliu, nëpërmjet së cilës rregullohet transferimi i ueb-faqes edukative e cila do të punohet nga Metamorofozis dhe Konekt në kuadër të projektit “Mbrojtje teknike dhe e integruar e të dhënave personale – ndërtim i ekosistemit digjital gjithëpërfshirës”, i cili mbështetet nga Bashkimi Evropian.
Kjo ueb-faqe do të përmbajë lloje të ndryshme të burimeve lidhur me mbrojtjen e të dhënave personale dhe do t’u ofrojë mundësi qytetarëve dhe kontrolluesve që t’i verifikojnë dhe avancojnë njohuritë e tyre në këtë temë.
Pas mbarimit të projektit, ueb-faqja do të merret nga Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje, Fondacioni Metamorfozis dhe Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale i afirmon angazhimet e saja për sigurimin e kontributit të përbashkët në promovimin dhe avancimin e mbrojtjes së të dhënave të qytetarëve.