Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot ka njoftuar se shumica parlamentare është e fortë dhe stabile, ndërsa rikonstruimi i Qeverisë do të mbahet me mbi 64 vota.
Siç theksoi Kovaçevski, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve në fshatin Resava, arsyet për rikonstruimin nuk janë personale por kanë për qëllim realizimin e reformave.
“Rikonstruimin të cilin e dorëzova nuk ishte për shkak arsyeve personale dhe kadrovike, por që shteti të ketë shumicë stabile, të miratohen ligje ekonomike dhe juridike, të realizohen reformat, të mos lejohen bllokada nga opozita. Vlerësoj se të gjithë partnerët qeveritarë janë për punë efikase, ndërsa Aleanca për Shqiptarët do të përforcoj shumicën”, tha Kovaçevski, raporton SHENJA.