BotaLajme

SHBA: Asnjë tregues për prani alienësh në objektet misterioze fluturuese

Uashingtoni nuk ka asnjë indikacion që alienët ose një aktivitet jashtëtokësor të qëndrojnë pas një serie objektesh të paidentifikuara të rrëzuara mbi SHBA, tha Shtëpia e Bardhë.

Uashingtoni tani ka rrëzuar katër objekte pa pilot, ku i fundit është rrëzuar mbi liqenin Huron, me urdhër të presidentit amerikan Joe Biden.

“Unë nuk mendoj se populli amerikan duhet të shqetësohet për alienët”, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë John Kirby në një konferencë për shtyp.

Sekretarja e shtypit Karine Jean-Pierre tha se ajo ishte në dijeni të pyetjeve dhe shqetësimeve që ishin ngritur për alienët.

“Nuk ka, përsëri, asnjë tregues të alienëve apo aktivitetit jashtëtokësor”, tha ajo.

Zyrtarët ende nuk e dinë saktësisht se si dukej objekti, qëllimi i tij ose kush e zotëronte atë.

“Shpresojmë të jemi në gjendje të zbulojmë më shumë pasi të mund të rikuperojmë mbeturinat nga ai dhe nga dy të tjerët gjithashtu”, tha Jean-Pierre.

SHBA rrëzuan një objekt që fluturonte mbi Alaskë të premten dhe një tjetër mbi Kanada të shtunën.

Ngjarjet vijnë një javë pasi zyrtarët amerikanë rrëzuan një balonë të dyshuar kineze mbikëqyrjeje në brigjet e Atlantikut të Karolinës së Jugut, që mendohej se po mblidhte informacione rreth armëve në SHBA.

Show More

Related Articles

Back to top button